Nuk i mjafton vetëm një! Mevlani takime me dy vajza këtë javë

17 Janar 2022, 18:26 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Nuk i mjafton vetëm një! Mevlani takime me dy vajza këtë

Mevlan Shaba është rikthyer këtë sezon të “Përputhen” pasi doli beqar në sezonin e kaluar.

Ai  ftoi Efin për të pasur një takim jashtë studios, të cilin bukuroshja e pranoi.

Por Mevlani nuk do të ketë vetëm një takim këtë javë. Këngëtari do të ketë takim edhe me Fjorin, e cila zgjodhi Mevlanin për takimin e radhës.

Fiori u shpreh se ka shumë të përbashkëta me Mevlanin.

“Për  takimin tim të radhës zgjedh Mevlanin. Arsyeja e zgjedhjes është se më pëlqen ta ngacmoj pak. Të luaj pak me Mevlanin, të qesh, sepse është tip shumë gazmor dhe besoj se jemi të njëjtë dhe do të kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, shprehet Fiori.

Po ndodh...