Përplasja mes bandave, pengmarrje dhe viktima/“Reqi i Korçës” del në skenë, manipulon dëshmitarët që fundosën Shull
Pllakatet e varreve në të gjithë vendin i bashkon një detaj i përbashkët, viti 1997. Shifra më famëkeqe që veshi me të zeza shumë nëna dhe la pas dhimbje. Përplasja mes bandave, pengmarrje, gjoba dhe vrasje ishte sinonimi i atij viti anarrshi, ku shteti ishte paralizuar e nuk funksiononte.
Një sërë bandash u aktivizuan dhe ndër tyre ndër më të rrezikshmet ishte banda e “5 dyqaneve” në përplasjen me rivalët e tyre bandën e Çobanëve “të fortët” e qytetit të Korçës lanë pas shumë viktima nga të 2 palët. Koka e “5 dyqaneve” ishte Elton Goskova ose i quajtur “Reqi”, në qytet njiheshin si krahu i armatosur i PD, gjithashtu protagonistë nëpër zgjedhje veçanërisht n 137 ato të vitit 1996
Pas 25 vitesh emri i Elton Guskovës del përsëri në skenë. Struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka lëshuar urdhrin për arrestimin e “Reqit të Korçës”. Ai dyshohet se ka manipuluar Luftar Reçin dëshmitar kyç në mënyrë që të tërhiqej nga dëshmitë e dhëna para hetuesve.
Reçi është dëshmitar i prokurorisë i cili ka dëshmuar për dy vrasje që kanë tronditur vendin në vitin 2005.
Para hetuesve ai ka folur kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, të cilët dyshohet se kanë planifikuar, urdhëruar dhe ekzekutuar vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit.
Kështu që prej kohësh prokurorët e posaçëm kishin vendosur që të mbanin në monitorim Elton Goskovën, duke çuar deri në momentin e arrestimit.
Ndërkohë që përveç këtij rasti, Elton Goskova është proceduar disa herë nga prokuroria e Korçës, për vepra të ndryshme penale. Megjithatë operacioni për këtë ngjarje ende vazhdon dhe raportohet se në ditët në vijim, hetuesit e SPAK do të dalin në një konferencë për shtyp për të zbërthyer të gjithë skemën e personave që u ndryshonin mendjen të penduarve./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128