Policia e Vlorës shton masat, pezullohen 62 patenta dhe vendosen qindra gjoba në një javë
Policia Rrugore e Vlorës kas pezulluar 62 patenta në një javë dhe ka vendosur qindra gjoba, pasi ka shtuar masat.
Këta persona janë ndaluar në shkelje me rregulloren e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo tejkalim i shpejtësisë së lejuar.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 62 leje drejtimi, nga të cilat: 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 59 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Janë vendosur 984 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 537 masa për tejkalim shpejtësie;
– 66 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 2 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 23 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 81 masa për parakalime të gabuara;
– 85 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 181 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
