“10 mijë euro përkthimi në konferencë”, gazetarja zbulon detaje nga dosja e Beqajt: Ish-ministri e dinte që...

8 Korrik 2024, 22:28 / POLITIKË ALFA PRESS

“10 mijë euro përkthimi në konferencë”,
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, pjesë e panelit të Top Story ka zbuluar detaje të reja nga dosja e abuzimit të fondeve të BE, ku ra në pranga edhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Hoxha: Genc Shurdho i cili përmendet disa herë gjatë dosjes refuzon ofertën për të firmosur një faturë fiktive, një faturë që më pas firmoset nga bashkë të pandehurit e tjerë, pse e quaj histori e ngarkuar me dyshime të forta, prokuroria ka këqyrur edhe llogarinë e Facebook për mbivendosjen e dy projekteve për konferencat e energjetikës dhe mjedisit që kushtonin mijëra euro nga fondet, në një moment tregon arrihet deri aty sa kur i përmend me zëra vetëm për përkthimin ishte 10 mijë euro.

Vazhdonin me elementë teknikë. Kur po bëhej tenderimi nga Ministria e Turizmit hyn SPAK, Beqaj e dinte, palët e dinin që po bënin aktivitet për të njëjtën gjë. A e dinte apo jo Beqaj që ishte në pozitë të vështirë. Janë pyetur dhjetëra persona që kontaktoheshin nga Kurtulaj. Në konferencë jepnin një dhuratë promovuese, paguheshin nga fondet e BE. Makina që përdor Kurtulaj është e Beqaj, Kurtulaj ka thënë që e njoh kur ishte kandidat për deputet. Duhet të vërtetohet se ku kanë shkuar paratë.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i SASPAK u arrestua më 4 korrik për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.

I prangosur  për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant Gzonës, dhe të një automjeti, ish-funksionari Beqaj dyshohet se bashkëpunoi me koordinatorin  e projektit Eusair Ermal Kurtulaj, (edhe ky nën arrest me burg), për prokurimet fiktive dhe në kundërshtim me kontratat e ndihmës së BE.

SPAK njofton se Ilir Beqaj ka investuar gati 21.411 euro dhe 4 milionë lekë, përmes blerjes së aseteve,  dhe 34.783 euro i ka raportuar në formën e shpenzimeve, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat e tij në restorantin “Gzona”, prokurorja Elida Kackini thotë se ish-kreu i SASPAK i ushtroi nëpërmjet Kurtulaj.

Por gjykata, gjatë masës së sigurisë, thotë se ndaj tij nuk duhet të vendoset masa për korrupsion, por që të dhënat janë për mashtrim. Megjithë këtë replikë në përfundim gjykata e vendos masën për korrupsion ndaj ish-ministrit.

Prokurorja ka zbuluar në një hetim disa mujor se janë kryer tetë shërbime mes tyre evente, dhe konferenca mbajtur gjatë 2023 duke mos ndjekur një prokuroim të rregull, ndërsa fituesi ishte paracaktuar.

Si shkelje prokurorja rendit dy konferenca për të ardhmen e turizmit dhe mjedisit mne vlerë 125 mijë euro, një vleftë e njëjtë me atë të prokuroruar nga ministria e Turizmit, për një event të titulluar festa. Në të dyja rastet ishte kontraktuar shoqëria që administrohet nga Gazmend Haxhia nën arrest me burg dhe drejtor Alfred Nikolli, nën arrest shtëpiak. Por i vetmi shërbim që është ofruar deklaron SPAK është organizimi i darkës në restorant “Gzona” me një vlerë prej 4 milionë lekë.

Tre arrest me burg, dy arrest shtëpie, tre detyrim paraqitje.

Edhe Elton Marini nën arrest shtëpie si ortak i një shoqërie private dyshohet se u përshi në këtë skemë mbasi shfaqet kur komunikon me Kurtulaj, i cili i kërkon ta shkruajë vlerën e faturës 16.600 euro. Të tjerët si përfaqësues të subjekteve private Bledar Leka dhe Bjona Ziaj dyshohen se lëshuan fatura fiktive./Top Channel

 

Po ndodh...