23 vjeçari i arrestuar për krime dhe drogë, nip i deputetit të PS-së në Berat, Bardhyl Kollçaku

23-vjeçari Jurgen Kollçaku u arrestua në kuadër të operacionit "Vëzhgimi" ai u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike, mësohet se është dhe nipi i Gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i qarkut Berat.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar "Vëzhgimi" si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23-vjeç, Gjergji Braha,26-vjeç, Kleo Doko,18-vjeç dhe Sherif Isaj,19-vjeç,tre të parët banues në Kuçovë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë,4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike "cannabis sativa" në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.
Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Burimet policore konfirmojnë se,gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçakut.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


