“25 lekë u rritën pensionet, pas 11 vjetësh pushtet”, Lapaj: Nëse fitojmë në Kushtetuese, në zgjedhje shkojmë më lista të hapura
Nëse Gjykata Kushtetuese i gjen si antikushtetuese ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, atëherë zgjedhjet e ardhshme do të jenë me lista 100% të hapura. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, 3 ditë pas depozitimit të padisë në Gjykatën Kushtetuese ku së bashku me “Nismën Thurje” kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u miratuan me konsensus nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike në fundin e muajit korrik, duke mbyllur pjesërisht listat për deputetë.
Në A2 CNN ai shpjegoi propozimin e tij dhe u shpreh besimplotë se do të fitojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Finalja do të jetë Gjykata Kushtetuese, ku kam besim që do të dalim triumfatorë dhe do të realizojmë dy pikat; votën e diasporës që u arrit dhe hapjen e listave. Propozimi ynë ka qenë që bëjeni alternative që parti të caktuara ta mbyllin deri në 1/3, kurse të tjerat ta hapin 100%. Ajo që kemi arsyetuar përballë Gjykatës Kushtetuese lidhet me faktin që propozimi i bërë është tej proporcionit që e dikton. Nëse Gjykata Kushtetuese i gjen si antikushtetuese ndryshimet e fundit atëherë zgjedhjet e ardhshme do të jenë me lista 100% të hapura. Nuk ka më kohë. Nëse e fitojmë këtë betejë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë me lista të hapura. Edhe te ky kod zgjedhor, nuk ka krim perfekt. Këta kanë bërë krim ndaj të drejtës sonë, por harrojnë që përballë nuk kanë pazarxhinjtë e dikurshëm, por kanë ekspertë të së drejtës, pedagogë, avokatë me eksperiencë nga më të mirët në vend. Nëse nuk arrihet në kushtetuese, por jam i sigurt që do bëhet”, u shpreh Lapaj në A2.
Ndërkohë që partitë e mëdha kanë ndezur motorët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm Lapaj tha se në ndryshim nga këto, “Shqipëria Bëhet”, do të ketë 4 drejtues për qark, për t’u treguar shqiptarëve që kanë alternativë.
“Kemi 13 muaj që i kemi ndezur, nuk është vetëm Lapaj. Të ftoj të ftosh nga një nga drejtuesit tanë për 24 javët që vijnë që janë profesorë, profesorë doktorë, profesorë të asociuar, avokatë, inxhinierë. Nëse ma merr këtë angazhim publik të dërgoj çdo javë nga një. Ne po punojmë me 4 drejtues për një qark. Kjo është strategjia jonë dhe gjithçka kontrollohet nga qendra se kapacitete tona këto janë. Nuk kemi kapacitetet e bandave, por të njerëzve të ndershëm, fuqia jonë është morali dhe dinjiteti. Ne jemi për ata qytetarë që pensionet i kanë më të ulëta, ata që kur shkojnë në spital nuk gjejnë ilaçe, për ata bujq që nuk marrin subvencione se i marrin ata të partisë. Ama nuk thonë dot që këtë herë nuk kanë alternativë”, tha Lapaj në A2.
Sa i takon votës së diasporës, Lapaj theksoi se nuk trembet nga strategjia e Ramës, i cili ka caktuar Ballën drejtues politik për këtë, por thotë se me diasporën ka komunikime të vazhdueshme, të cilët sipas tij nuk mund të votojnë atë që i largoi. Po kështu në A2, Lapaj njoftoi edhe datat e takimeve që do të ketë me diasporën në Europë, SHBA e Kanada.
“Ne kemi luftuar për parimet. Kur unë kam kërkuar votën e diasporës, nuk kam thënë që nga këta fitojmë ne më shumë e humbet Rama, por kjo është e drejtë kushtetuese. Rama tregon se skemat e mjerimit të tij do t’i funksionojnë edhe jashtë. Jashtë nuk mund të votojnë një njeri që i largoi nga Shqipëria dhe i la pa pronë. Unë mendoj që masivisht na votojnë ne. Në 29 shtator do jem në Bruksel në takim të madh me shqiptarë, në 20 tetor në Gjermani pastaj në Toronto e Detroit. Kam kontakt të përditshëm me 200-300 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, theksoi lapaj në A2.
Lapaj foli në A2 edhe për pensionet dhe tha se ato u rritën në muaj sa një puro e deputetëve të Ramës, teksa njoftoi edhe programin e lëvizjes së tij për këtë kategori njerëzish.
“U rritën pensionet 25 lekë në ditë ua rriti pensionet pas 11 viteve në pushtet kaq ua rriti. Po ti mbledhësh këto në muaj, bëjnë sa një puro e deputetëve të Ramës. Ne kemi plan të qartë për pensionistët. Programin e kemi gati brenda muajit del programi”.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128