36 të arrestuar në 24 orët e fundit, Balla përgëzon policinë: Operacionet në disa qytete të vendit
24 Mars 2024, 14:48 / POLITIKË

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë pas hekurave 36 persona.
Përmes një reagimi, Balla theksoi se arrestimet janë kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër.
“Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 36 shtetas: për armëmbajtje pa leje, vjedhje, shpërndarje lëndësh narkotike, organizim i paligjshëm i lojërave të fatit dhe dhunë në familje. Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër, për këto operacione.”, shkruan Balla.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Ermal Peçi
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Nga Ermal Mulosmani
Botërori, më shumë se futboll
Nga Andi Lila
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
