'800 mijë euro inceneratorëve në maj'. Sula zbulon dy deputetë të opozitës: Tërhoqën firmën për investimet strategjike

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për hetimin e investimeve strategjike duke përdorur manovra politike.
“Pse ka frikë mazhoranca që të ngrihet komision hetimor për investimet strategjike?”, tha Sula.
Ai akuzoi se i është bërë ftesë që të tërhiqte firmën nga kërkesa për ngritjen e këtij komisioni ndërsa nga ana tjetër tha se 2 deputetë të opozitës i tërhoqën firmat.
“I tërhoqi Agron Duka dhe Mesila Doda që të binte numri 35. Futëm dy të tjerë ne, por thanë që duhet të merren sërish firmat”, tha Sula.
Sipas deputetit të PD, mazhoranca i trembet zbulimit të skandaleve për këtë çështje siç ndodhi në rastin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Sula shtoi se mazhoranca qeverisëse vazhdon të paguajë inceneratorët pavarësisht hetimeve të SPAK.
Ai tha se më 30 maj në llogarinë e ndërtuesve të inceneratorëve është paguar një shumë prej 800 mijë euro.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
