A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Përgjigjet Berisha: Zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetari i News 24 nëse PD do të pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa iu shmang pyetjes, Berisha tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim.
Sakaq ai theksoi se PD nuk i pranon zgjedhjet e 11 Majit.
Pyetje: Në shtator a do i pranojë PD 50 mandatet që ka marrë duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë?
Berisha: Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla.
Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje.
Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.
Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë. Sukses nuk do ketë! Kjo është përgjigja.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
