A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Përgjigjet Berisha: Nuk ka të bëjë me zgjedhjet
20 Maj 2025, 13:01 / POLITIKË

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga kontrata e lobimit prej 6 milionë USD.
Berisha tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqet.
“Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me veprimtarinë normale të PD-së.
Ka një fondacion atdhetar që ka ofruar një shërbim përmes një kompanie, për të cilin nuk ka asnjë vendim për tu tërhequr, por që ekziston një klauzolë ku në çdo kohë palët mund të tërhiqen”-tha Berisha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
