A do t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë arrestimit të saj? Belinda Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

23 Shkurt 2026, 09:59 / POLITIKË ALFA PRESS

A do t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë arrestimit

Teksa pas pak minutash pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, kjo e fundit ka refuzuar që të jetë pjesë e mbledhjes.

Tashmë në sallën ku do të mbahet Këshilli i Mandateve, në Kryesinë e Kuvendit, kanë mbërritur prokurorët e SPAK, kreu Klodian Braho dhe Dorina Bejko Dritan Prençi.

Ndërkohë, të pranishëm në sallë do të jenë dhe 10 anëtarë të Këshillit, 5 deputetë socialistë dhe 5 nga opozita. Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, pranë Kryesisë së Kuvendit mbërriti kërkesa për heqjen e mandatit të Ballukut.

 

Po ndodh...