A duhet të heqë dorë Berisha nga drejtimi i PD? Salianji: Janë kushte të vështira! Duhet të riorganizohen "lojtarët" në parti

Demokrati Ervin Salianji ka qenë i ftuar në Euronews Albania ku ka analizuar pozitën politike të Partisë Demokratike sot përballë qeverisë apo Partisë Socialiste.
Ish-deputeti është shprehur se tani PD nuk duhet ‘të presë koka”, por duhet t’i bashkojë dhe ato që janë “hequr”, të futet në një proces shërimi dhe më pas të integrojë në struktura profile të reja politike.
Ndër të tjera ai thotë se opozita ka nevojë për ripozicionim të aktorëve të brendshëm për të performuar sa më mirë si dhe për të arritur apo përmbushur synimet opozitare.
“PD jo vetëm që nuk duhet të presë, por duhet të mbledhë kokat që i ka prerë dhe t’i bashkojë të gjithë dhe pasi të përfundojë procesi i shërimit dhe të hapet drejt profileve të reja. Ka një pozitivitet kur vijnë emra të rinj. Ka një lloj urie për ketë gjë. PD brenda vetes ka njerëz të spikatur që nuk janë të zëshëm. Ka shumë personalitete që nëse shfaqen do të fitojnë simpati dhe do të jenë në pozicione të duhura.
Nuk është çështje emrash por pa diskutim që disa modele duhen ndjekur. Kam pasur disa zona që pavarësisht intimidimit, disa zona kanë performuar më mirë. Duhet parë çfarë kë shkuar aty. Duhet të promovojmë këto modele sepse situata ka qenë acar pa PD, pa vulë, pa logo, me përçarje të thella.
Duhet shpërblyer modeli i suksesit. Duhet ripozicionim. Duhet t’i gjejnë vendet lojtarëve”, tha Salianji.
I pyetur për situatën politike në Kuvend dhe mbizotërimin e qeverisë, Salianji është shprehur se Partia Demokratike është në kushte të vështira dhe se aksionet opozitare që janë diskutuar brenda strukturave të PD-së, duhet të shoqërohen me revolta për të pasur rezultate.
“PD është në kushte të vështira. Është për herë të parë në 34 vite, kanë krijuar komisione që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. E kemi bërë aksione që kanë pasur mesazhe të caktuara. Ne nuk mund të biem në kurth sa herë ngre kurthe Rama. Kjo nuk ka sens se vjen një moment dhe krijohet lodhje tek njerëzit.
PD duhet të ndjekë strategjinë e vet, unë mendoj që duhet shoqëruar me protesta e revolta të forta. Besoj se nuk do t’i shmangemi dot”, tha ndër të tjera ish-deputeti.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



