
A po lëkunden mbështetësit e Berishës prej hijes së Ilir Metës?

Ilir Meta ka publikuar këtë javë listën e kandidatëve për këshillat bashkiakë, të gjithë anëtarë të PL, ose LSI-së, së dikurshme.
Asnjë nga pjesa e rithemelimit nuk është në listë, pasi Ilir Meta ka vendosur të jetë homogjen në betejën e 14 majit.
Hipotetikisht kandidati i koalicionit Këlliçi që kandidon në Tiranë, nëse fiton zgjedhjet do të jetë i kushtëzuar nga Meta për votat e këshillit.
Sali Berisha kështu zhbën rithemelimin, pasi në rastin e humbjes së bashkive, nuk do të ketë qoftë dhe një emër që e përfaqëson Berishën në ndonjë këshill bashkiak.
Ilir Meta si udhëheqës i opozitës së Berishës ka gjetur një mënyrë për ta çuar rithemelimin dhe ata demokratë që ndjekin Berishën drejt bjerrjes së madhe, pasi ai ata nuk i vendos në listat e kandidimit për parlamentet vendore të bashkive.
A është synimi i Metës bjerrja e demokratëve?
Mesa duket Meta po luan kartat e fundit politike, të ikë Berisha dhe të drejtojë ai një pjesë të opozitës.
Një kandidat si ai i Vaut të Dejës, deputeti Zef Hila dhe pse doli nga primaret ka zgjedhur të kandidojë për në siglën zyrtare. Më parë dhe kandidati i primareve të Korçës, shpalli kandidaturën në Korçë.
A ka demokratë që vërtet po mendojnë të distancohen prej Berishës, sepse nuk duan të udhëhiqen në vazhdim nga Ilir Meta?
Siç duket ka shumë dhe lëvizjet e fundit tregojnë se demokratët se kanë pritur mirë këtë lëvizje të Metës.

Bashkim, por me kë, për çfarë?!
ide

Ja pse leku po shpartallon euron

Lufta e SPAK kundër korrupsionit njeh kulme të reja!

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128