Ahmetaj i përfshirë te inceneratorët? Balla: Kam paraqitur qëndrimin tim, drejtësia duhet....

12 Dhjetor 2022, 14:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Ahmetaj i përfshirë te inceneratorët? Balla: Kam paraqitur

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka preferuar të mos flas lidhur me një implikim të mundshëm të ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve. Balla i është përgjigjur gazetarëve duke thënë se drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

Balla shtoi se kuvendi e ka paraqitur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, me materialin e plotë të Komisionit Hetimor parlamentar.


Mendoj që duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Në fund të fundit, edhe media është një pushtet në demorkaci, jo më kot quhet pushteti i katërt, por edhe pushteti i medias nuk është i pakufizuar në kuptimin që, sa kohë nuk ndikon në pavarësinë e një institucioni tjetër.

Unë ju thashë, pozicioni ynë për këtë çështje, është në një material shumë të plotë që janë gjetjet e Komisionit Hetimor parlamentar. Ne nuk komentojmë dhe nuk duhet të komentojmë asnjëherë çështjet të cilat janë nën hetim”, theksoi ai.

 

Po ndodh...

ide