Video/ Taulant Balla përgjigjet mbi qëndrimin e Shqipërisë për tensionet Kosovë-Serbi

"Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta kuptojë diçka të tillë" kështu ka deklaruar për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai thotë se kryeministri Edi Rama i ka dënuar aktet e dhunës në veri të Kosovës, si dhe ka shprehur mbështetjen e tij e të qeverisë. Balla nënvizoi se Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të repsektohen vendimarrjet e institucioneve të Kosovës.
Deklarata e Taulant Ballës:
“Ajo që është shumë e rëndësishme, është që kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë në dënimin e të gjitha akteve të dhunës, të ndodhura dhe në mbështetje të nevojës për të mos eskaladuar asnjë prej ngjarjeve aty dhe unë mendoj qëe rëndësishme është që Kosova, duhet kuptuar nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Serbinë, që është shtet i pavarur, shtet me institucione dhe natyrshëm ne duhet të respektojmë të gjitha vendimarrjet e institucioneve të Kosovës si një shtet i pavarur.
Megjithatë, ajo që dua të ripërsëris dhe që mendoj që është qëndrimi zyrtar i Tiranës dhe i Ministrisë së Jashtme, është që ne i bashkohemi thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të repsektohen vendimarrjet e institucioneve të Kosovës dhe të dënojmë sulmet. Sulmi ndaj oficerit të EULEX-it është i paparanueshëm, duhet dënuar nga të gjithë, përfshirë Serbinë”, theksoi ai.
-
-
-
Denoncimi/ Berisha: Ja shërbimet e Zotos për Arben Ahmetajn
12 Dhjetor, 12:38
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



