Alex Soros publikon foto me Edin dhe Linda Ramën: Kënaqësi që takohemi sërish!
29 Shtator 2024, 12:48 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për disa ditë me radhë në New York, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.
Gjatë vizitës në New York, Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros. Në takim ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.
“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.
Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

