Ali Ahmeti “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira

Bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin qytetar nderi kreut të BDI-së Ali Ahmeti, për kontributin e tij në çështjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e këshillit bashkiak të Tiranës ka qenë dhe kryeministri Edi Rama, dhe personalitete të rëndësishëm të politikës shqiptare ndër vite.
Rama tha se vetëm Ali Ahmeti mund të bënte që ai të kthehej në ambientet e bashkisë, të cilën e ka drejtuar për 2 mandate.
“Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot. Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët të historisë shqiptarë. Një histori me mundime të mëdha dhe për shkak të fuqive të mëdha për të cilët Shqipëria ishte një bezdi. Nuk besoj se ka komb tjetër që e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetit. Ali Ahmeti një shqiptar që iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta në Maqedoni. Por me armë nuk kërkoi gjakderdhje, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve.
Armët në krahun e asaj rezistence nuk synonin ndarjen e Maqedonisë, por bashkimin e saj në të njëjtin flamur të popullit shqiptar dhe maqedonas. Rruga që hapi Ali Ahmeti ishte ajo e një misioni patriotik paqeje. Armët nuk ishin një shaka aventurierësh, por deklarata e sosjes së durimit nga shpërfillja diskriminuese. Është ende herët për t’u shkruar historia e këtij shqiptari ndër më të mirët. Ali Ahmeti është mjeshtri më i madh i përdorimit të armës së diplomacisë. Pa Ali Ahmetin, shqiptarët në RMV nuk do të ishin në ditën e tyre më të mirë”, tha Rama.
Ishte kryebashkiaku i Tiranës, ai që mbajti fjalën në nisje të ceremonisë i cili tha se është nder në historinë e kryeqytetin shqiptar që të ketë qytetar Ali Ahmetin.
“Nuk është Tirana që nderon Ali Ahmetin me titullin “Qytetar nderi” është nder në hisotrinë e Tiranës që ju na jepni duke qenë pjesë e familjes sonë, e skuadrës sonë dhe e misionit tonë.
Nuk është vetëm Tirana që nderon burrin, që e ka shqiptarinë bosht të ekzistencës së vetë, por Tirana vetë nderohet duke vlerësuar një figurë të jashtëzakonshme, si miku ynë, vëllai ynë, kryetari ynë Ali Ahmeti”, tha Veliaj.
Gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni Ali Ahmeti ishte Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Pas Luftës së vitit 2001, Ali Ahmeti në vitin 2002 formoi partinë e tij politike të njohur si Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe u zgjodh kryetar i saj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



