Alibeaj nga Shkodra: Sali Berisha ka disa motive por asnjërën në interes të demokratëve...

Kryetari në detyrë i Partisë Demoratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot në Shkodër listën e kandidatëve për këshillin bashkiak.
Ndërsa vlerësoi integritetin e personave të përfshirë në këtë listë, Alibeaj u ndal te zhvillimet në PD.
“Perëndimi është ADN-ja e Partisë Demokratike. Pa të PD nuk ekziston. Rama valvit sot fatkeqësisht flamurin e proamerikanizmit dhe properëndimit, por në fakt luan në mënyrë cinike me ndjenjat e shqiptarëve. Në një teatër hipokrit politik ku bashkëjetesa e tij me Berishën dhe Metën, thjesht ia ka marrë frymën një aleance perverse që ka synuar vetëm mbajtjen e pushtetit mes këtij trinomi si një zgjatim i mendësisë sovjetike, tamam ajo Katovica”, tha Alibeaj.
Sipas tij, “në thelb, secili prej këtyre, për interesat e tyre personale janë lidhur në një aleancë okulte antiperëndimore”.
“Një pushtet i korruptuar dhe një pjesë e ashtuquajtur opozitë e korruptuar edhe ajo. Shkëmbejnë, japin e marrin gjithçka. Madje këtu në Shkodër kanë arritur edhe rekordet. Kanë shkëmbyer deri dhe deputetë. Deputetë që deri dje ishin në njërin krah, kanë kaluar në krahun tjetër. Kanë shkëmbyer pjesë partish, madje kanë shkëmbyer edhe kandidatë. Ai kandidati i cili sot përfaqëson Partinë Socialiste, deri dje ishte edhe përfaqësues i Partisë Demokratike. Ja pra kjo është forma më energjike për të treguar që kanë qenë dhe janë bashkë”, tha Alibeaj.
Po ashtu, Alibeaj theksoi se “Ilir Meta sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish-kryetarin historik të demokratëve”.
“Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur. Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në kurriz të shqiptarëve ka vetëm përfituar dhe sot është duke kërkuar t’i përdor për hallet e tyre personale. E ndaj kësaj situate, të krijuar jo prej nesh, jo prej jush, e kësaj situatë që bie mbi kurrizin tonë, ne vetëm duhet të reagojmë. Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë antiamerikane, antibritanike, antievropiane, antidemokratike dhe antiperëndimore”, shtoi ai.
Sipas tij, ishte Ilir Meta ai që në 2013-ën e kaloi pushtetin me duart e tij dhe me dashje nga demokratët dhe e çoi tek Edi Rama.
“Atë po bën edhe sot, është e njëjta gjë. Nuk kanë kaluar shumë vite që ajo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një trafikim. Një trafikim demokratësh nën siglën laramane të Ilir Metës. Sali Berisha në vend që t’i shërbente demokratëve mori kazmën për t’i rënë PD-së vetëm e vetëm për hallin e vet personal”, tha ai.
Sipas tij, “Sali Berisha ka disa motive por asnjërën ne interes të demokratëve”.
“Së pari kërkon ta kthejë PD-në në një bunker antiamerikan për t’u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat që i janë bërë atij nga aleatët tanë të mëdhenj, për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Po ashtu, Berisha kërkon të marrë monopolin e opozitës”, shtoi ai.
Alibeaj tha se “kantieri më i madh për ne demokratët është pas 15 majit”.
“PD pas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi për zgjidhjen dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik. Me rregulla të reja, me tradita të reja, për të lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë përfundimisht nga e kaluara dhe për të bërë një hap të ri”, shtoi ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
