Alibeaj thirrje KQZ-së dhe AMA-s: Të mos përdoret logoja e PD-së nga subjekte që s’kanë lidhje me këtë forcë

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe shtabi elektoral i kandidatit të Bashkisë Tiranë, ka dërguar sot një letër AMA-s dhe KQZ-së për të ndaluar përdorimin e logon dhe simboleve të PD-së nga subjekte të tjera.
Drejtoresha e komunikimit të fushatës së kandidatit për bashkinë Tiranë, Mirela Karabina tha sot se PD i bën thirrje institucioneve shqiptare të të marrin masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave.
DEKLARATA E PLOTË
Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMA-s dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëherë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Ne kërkojmë nga këto institucione, zbatimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njerëz dhe drejtues të formacioneve të ndryshme elektorale.
Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar. Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitetin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson.
Partia Demokratike ka paraqitur sot “Ankesë në lidhje me keqinfomimin e disa subjekteve mediatike” drejtuar:
Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoriteti te Mediave Audiovizive,
Znj. Desada Metaj, Zëvendëskryetare e Mediave Audiovizive,
Z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje mediave dhe institucioneve që monitorojnë ato, të zbatojnë parimin e hapësirave televizive sipas parimit “par condicion” për subjektin politik Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë kandidatëve të saj për këshillat bashkiak dhe kryetar bashkie.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



