Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi

15 Janar 2026, 16:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Rikonfirmojmë

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho.

Ambasadori Vos mbërriti që në orët e paradites në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u zhvillua takimi me kreun e SPAK.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Holandës në Tiranë bëri të ditur se vizita ishte një takim mirësjelljeje për të përgëzuar Klodjan Brahon për emërimin e tij dhe për arritjet e deritanishme të institucionit.

“Përmes projekteve tona MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK-un dhe për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



Po ndodh...

ide