
Amnistia e Gaz Bardhit me Manjën/ Përfiton vrasësi i kreut të PD Has, nuk përfitojnë demokratët protestues

Ditën e djeshme (24 prill) shumë nga të burgosurit që kishin përfituar nga Amenstia Penale u larguan nga qelitë e tyre.
Por nga kjo amnisti siç dhe duket kanë përfituar njerëz deri më tani 80 persona të dënuar nga Gjykara e Posaçme për korrupsion dhe vepra të tjera,nga ata që kanë kryer krime të ndryshme që nga trafikimi i të miturëve dhe deri tek vrasjet, por vetëm demokratët dhe qytarë të cilët protestuan për të drejtat e tyre kundër korrupsionit, nuk kanë përfituar.
Dhe nisur nga kjo amnisti e cila u miratua me marrëveshjen PS -Rithemel një tjetër emër i konfirmuar për INA Media, që përfiton është Abedin Rexha, i dënuar për vrasjen e ish-Kryetarit të Partisë Demokratike në Has, Behar Kastrati, një mjek i njohur në zone.
Behar Kastrati
Vëllezërit Rexha pasi rrëmbyen e masakruan doktorin Behar Kastatrin pasi pretendonin se ai nuk ishte kujdesur për vëllanë e tyre i cili kishte ndërruar jetë vite më parë.
Për të zbuluar më shumë rreth arsyes pse Abedin Rexha dhe vëllai tij ekzekutuan mjekun Behar Kastratin ju ftojmë të ndiqni videon:/Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128