Analisti Artan Hoxha: Edhe socialistët kur lënë takim thonë, "takohemi te rruga e Salës", ndaj do fitojmë!

10 Prill 2024, 20:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Analisti Artan Hoxha: Edhe socialistët kur lënë takim thonë,
Analisti Artan Hoxha tha poshtë ballkonit të Berishës se edhe rilindasit kur lenë takim në këtë rrugë thonë takohemi te rruga e Salës, te kjo rruga që sot quhet e “Shpresës” dhe ju jeni pelegrinët e saj, jeni pelegrinët e fitores në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe arkitekti I fitores do të jetë Sali Berisha.

Hoxha tha se asaj që I është bërë PD nga regjimi, Gjykatat dhe Rilindja, është thyerje e rendit natyror dhe jo vetëm e ligjeve.

Analisti u shpreh se lirimi I Sali Berishës është një betejë. “Lironi Sali Berishën se nuk mban më. Është arrestuar në kundërshtim me ligjin, kushtetutën e logjikën. Nuk është thjesht një demokrat I arrestuar, nuk është thjesht lideri I opozitës, por është një njeri që I kanë bërë një padrejtësi, ndaj dhe duhet të reagojë gjithë shoqëria”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi