
Andi Tela: Nuk ka primare në PD, gara nis me 26 njerëz që nuk hyjnë në garë

Gazetari Andi Tela, duke komentuar procesin e primareve në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se këto nuk janë primare, sepse nuk do të fitojë ai që ka marrë më shumë vota, por ai që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Tela tha se në këtë garë PD hyn me 26 njerëz në listën e sigurtë për deputetë që nuk garojnë në primare, që janë për drejtuesit e PD-së dhe për aleatët.
“Procesi po bëhet me detyrim-përcaktim se e ka statuti i partisë. Më parë nuk ka qenë. Primaret mund të bëheshin më parë, por ka patur probleme, si jo arresti shtëpiak i kryetarit të PD-së. Për mua bërja e primareve tani është një energji e shpenzuar në drejtim jo të duhur. Dhe këto nuk janë primare. Primare kishim në 2023 se kishim kandidatë për bashkitë. Ishin 5-6 veta që hynin në garë.
Tani ne kemi një listë me mbi 140 veta të PD-së, nga këta 12 janë drejtuesit politikë të qarqeve, i 13-ti është Berisha, zonja Vokshi e Lidhjes së Gruas, zoti Paloka, zoti Noka, që s’kanë hyrë në primare. Këtyre të 19-ve u shtohen disa aleatë, si ata nga Partia e Lirisë, Vangjel Dule nga PBDNJ, Fatmir Mediu nga PR, Agron Duka nga Partia Agrare. Pra e nis garën me 26 njerëz në listë.
Nga kjo pjesa e njerëzve që do të votohen pasnesër, njëri mund të marrë 300 vota tjetri 150 vota. Do të zgjedhin atë me 150 vota se thonë ka dalë më shumë në media ka mbledhur më shumë njerëz. Këtu nisin qejfmbetjet. Dhe nuk ka afat se duhet përcaktuar lista”- tha Tela.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128