Ankim online për leje votimi, KLGJ cakton një gjykatë për diasporën, shqyrtim për 48 orë

31 Mars 2025, 17:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Ankim online për leje votimi, KLGJ cakton një gjykatë për

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një platformë elektronike, për t’i ardhur në ndihmë votuesve nga diaspora, që nuk gjejnë emrat e tyre në listat e zgjedhësve për procesin zgjedhor të 11 majit. Përmes platformës “Microsoft Exchange Server” qeveria e gjyqësorit do të administrojë kërkesat që do të mund të paraqiten online nga votuesit e diasporës.

KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat për leje votimi të dërguara online nga diaspora.

Çdo kërkesë e mbërritur nga votues që votojnë nga jashtë vendit, për mosgjetje të emrit të tyre në listat e votimit, do të merret në shqyrtim nga gjykata dhe do të ketë vendim për to brenda 48 orësh.

Nga ana tjetër, referuar vendimmarrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuesit nga diaspora kanë të drejtë të ankohen për mungesën e emrit të tyre në listat e votimit deri në 11 prill 2025. 

 

Po ndodh...