Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, strukturat mesazh: Të hënën në 09:30 protestë para SKAP-it, vegël e Ramës!

4 Janar 2025, 18:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, strukturat mesazh: Të
Pak pasi Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu masën detyrim paraqitjeje me prezencë dy herë në muaj në SPAK të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë dhe i pandheur për aferën “Partizani”, ka ardhur edhe reagimi i strukturave, për protestë para Prokurorisë së Posaçme.

Po i njëjti akt që bëri edhe Partia e Lirisë pas arrestimit të kryetarit të saj Ilir Meta, më 21 Tetor të këtij viti për 3 akuza dhe që qëndron ende në paraburgim.

Një mesazh i shpërndarë (SMS) strukturave të partisë në Tiranë, theksohet se “ditën e hënë, në orën 09:30 të mobilizojmë të gjitha strukturat për të protestuar para SKAP-it”, që e cilësojnë si strukturë “në duart e Ramës, për të përndjekur kundërshtarë politikë”.

Dhe në lidhje me motivin e këtij tubimi anti-SPAK, jepet “mbështetja e të drejtës, ligjit dhe së vërtetës që janë në anën e kryetarit të PD, Sali Berisha”. Kujtijmë se sipas vendimit të Apelit të GJKKO, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Këtë të hënë, (6 janar), në orën 9.30 është paraqitja e parë.

Mesazhi i shpërndarë strukturave:

“Të dashur miq!

Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”.

 

Po ndodh...