
Argita Malltezi flet si lidere në Kuvend: Është betejë për fëmijët tanë!

Argita Malltezi gjatë fjalës së në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, ka folur si një lidere pasi asnjëherë nuk ishte parë në mbledhje të tilla politike. Ajo në fjalën e saj dha mesazhin se duhet të përballemi me të keqen dhe këtë betejë duhet ta bëjmë për fëmijët tanë.
"Sot pas 10 vitesh gati 1 milionë shqiptar janë larguar nga vendi dhe varfëria është rritur frikshëm dhe konkurron me krimin. Diku ne gabuam, secili prej nesh u përpoq shumë dhe rendi drejt sigurisë ekonomike, por harruam që të drejtat politike janë thelbësore për ushtrimin e lirive ekonomike. Nëse lejojmë kufizimin e tyre dhe rrezikojmë të biem në diktaturë. Kam qenë pjesë e lëvizjes studentore, fituam se guxuam. Në cilën pikë të rrugëtimit tonë kemi gabuar që jemi në këtë gjendje. Ndoshta se në një moment i thamë vetes se misioni ynë u krye.
Ne kemi ditur të ngrihemi dhe të luftojmë, por lejuam të keqen që erdhi nga kreu. Ajo është e pafalshme dhe shembulli që dhamë fëmijëve tanë. Menduam se është më mirë të ikim, sesa të përballemi me të keqen. Duhet ta bëjmë këtë betejë për fëmijët tanë. Shpresa është vrarë, është detyra jonë për ta rikthyer atë", tha ajo.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128