Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin për KAS për zgjedhjet

1 Gusht 2025, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur votat.

Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.

Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë.

Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.

Po ndodh...