Balla: Kemi bashkëpunim të ngushtë me SPAK, vetëpastrimi i policisë, objektivi im

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se bashkëpunimi mes policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme është i shkëlqyer.
Balla tha se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një nga objektivat e tij kryesore si ministër, ndërsa tha se është e pamundur që gjithë këto operacione kundër krimit të organizuar zhvillohen me sukses pa policinë e shtetit.
“Unë e kam thënë vetë, vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një nga objektivat e mia kryesore në krye të Ministrisë së Brendshme. Në një raportim është thënë se në 4 vite janë 69 punonjës policie të proceduar apo të arrestuar. Për mua këta janë pak se janë 243 gjatë vitit të fundit, nga korriku i 2023 në korrik 2024, janë 243.
A ka punonjës policie që tradhtojnë uniformën? Pa dyshim që ka. Pa Policinë e Shtetit nuk mund të bësh dot asnjë operacion, gjithë kjo punë e mirë kundër krimit të organizuar, bëhet me prezencën dhe me punën kolosale të Policisë së Shtetit. Ndërkohë unë e them që pa prokurorët e SPAK ne do e kishim të vështirë të kishim sot këtë situatë në luftën, në ravanshin e shtetit kundër krimit të organizuar. Të mos harrojmë që në Policinë e Shtetit janë 10 mijë punonjës, s’munden që disa ngjarje të paparandalusheme të nxinë punën e Policisë së Shtetit”,-tha Balla.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


