Bardhi-Dumanit: Edi Rama të ka nisur mesazh privat, mbyllni shpejt dosjen ‘Xibraka’

15 Korrik 2024, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi-Dumanit: Edi Rama të ka nisur mesazh privat, mbyllni shpejt dosjen

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në parlament, i tha këtij të fundit, se Edi Rama, përmes një shtetasit funksionar publik i ka kërkuar kreut të SPAK, që të mbyll dosjen ‘Xibraka’.

Rezulton se Kryeministri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik të ka përcjellë një mesazh duke kërkuar që ‘Çështja Xibraka’, të ‘mbyllet pak shpejt’. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?

Përgjigja e Altin Dumanit për Gazment Bardhin:

Lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin apo kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Institucionale kur patjetër kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojë, dhe procedurale kur ndonjëri prej tyre ka nevojë të thirret në cilësinë e deklaruarit, personit që po bëhen hetime, apo në cilësinë e të pandehurit.

Nuk marr dhe përcjell asnjë lloj mesazhi. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime me të gjithë pa përjashtim.

 

Po ndodh...