Barometri/ Gazetari Arion Sulo: Nuk e prisja që të rritej përqindja te PD pro SPAK!

5 Mars 2025, 22:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Barometri/ Gazetari Arion Sulo: Nuk e prisja që të rritej

Gazetari Arjon Sula ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar sondazhet e kryera lidhur me besueshmërinë e qytetarëve te SPAK.

Sipas sondazhit tek votuesit socialistë ka rënë vlerësimi për SPAK me 7.6 pikë, ndërsa votuesit demokratë janë rritur me 28 pikë në vlerësimin për SPAK.

Sula u shpreh se e priste që për socialistët të kishte një rënie, por ajo që nuk e priste ishte që demokratëve tu rritej besimi te SPAK.

Rënien e PS-së e parashikoja, por nuk parashikoja rritjen e PD-së me 28 pikë. Demokratët kanë reaguar menjëherë pozitivisht për SPAK-un ndaj arrestimit të Erion Veliaj. Pra ata kanë parë faktin, jo retorikën e Berishës. Kategoria e të paidentifikuarve, kanë pasur gjithashtu rritje. Edhe ata që janë pa parti, prapë kanë ngritje në pëlqyeshmërinë e SPAK-ut. Me pak fjalë duan pastrim”,-tha Sulo.