Basha përshëndet qëndrimet e drejtoreshës së DASH: Detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë e inkurajojë SPAK

16 Shtator 2024, 20:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha përshëndet qëndrimet e drejtoreshës së DASH:

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka mbështetur qëndrimin e Drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK.

Basha shprehet se për këtë ka depozituar në Parlament edhe propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme.

Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej thotë se “amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë”.

Basha gjithashtu shprehet se SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve dhe detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.

Postimi i plotë i Bashës: 

Fundi i pandëshkueshmërisë, shënon fillimin e një epoke të re politike, ekonomike dhe shoqërore për vendin, prandaj mbështetja pakushte për SPAK-un, është jetike për të luftuar korrupsionin, i cili përbën kërcënim, për sigurinë tonë kombëtare. 

SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve, por detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.

Jo vetëm që e mbështes qëndrimin e Drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK, por edhe kam depozituar në Parlament, propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme. 

Amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj Demokratët Euroatlantikë kanë prezantuar një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, me qëllimin për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë, për të çuar përpara, me sukses, integrimin në BE.

Basha përshëndet qëndrimet e drejtoreshës së DASH: