Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, i ftuar nga Osmani, Kurti dhe Konjufca

11 Qershor 2024, 18:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, i ftuar nga Osmani, Kurti dhe
Presidenti Bajram Begaj, u nis sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

Presidenti Begaj do të ketë takime të veçanta me Presidenten e Kosovës, Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, si dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, për 25-vjetorin e çlirimit.

Presidenti Begaj, do të jetë i pranishëm në Parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të zhvillohet në nder të Ditës së Çlirimit si edhe në pritjen shtetërore që organizohet me këtë rast.

 

Po ndodh...