Belind Këlliçi shpërthen kundër ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre!
Belind Këlliçi, në një intervistë në për emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli, u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, teksa tha se ata duhet të kenë turp për qëndrimet që kanë mbajtur ndaj zhvillimeve në vend.
“Çfarë t’i them ndërkombëtarëve unë këtu, ku për turpin e tyre dalin dhe reagojnë për djegien e 12 karrigeve të drurit para parlamentit, të shqetësuar për demokracinë funksionale në vend dhe nuk thonë njëherë një fjalë për inceneratorin e Tiranës; nuk thonë njëherë një fjalë për korrupsionin në Shqipëri; nuk thonë njëherë një fjalë për modelin e vjedhjes “5D” të instaluar në Bashkinë e Tiranës; nuk thonë njëherë një fjalë për lidhjet e krimit me qeverinë, me trafikun e drogës; nuk thonë njëherë një fjalë për burgosjen e një deputeti të opozitës sepse denoncoi një trafikant droge dhe unë të intimidohem se këtë po e thonë ndërkombëtarët?! Përkundrazi, është në turpin e tyre reagimet që mbajnë”, tha Belind Këlliçi në A2 CNN.
Sa i përket protestës së të hënës nga opozita, ai zbuloi se do të bllokohen disa akse në kryeqytet, ndërsa siguroi se nuk do të ketë dhunë.
“Gjithsesi, protesta e së hënës është kundër qeverisë kundër hajdutëve që janë instaluar në qeveri, kundër banditëve që janë në kabinetin qeveritar apo në Bashkinë e Tiranës. Do të ketë një bllokim të disa akseve të qytetit. Kjo nuk është një protestë kundër drejtësisë së kapur edhe pse drejtësia është e kapur në këtë vend, kjo është një protestë kundër kreut të narkoshtetit të parë në Europë, i cili quhet Edi Rama”, tha Këlliçi.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
