Berisha dënon ashpër sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri: I ka urdhëruar serbomadhi Vuçiç!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.
Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se këto sulme janë të urdhëruara nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, I cili sipas Berishës, do të provokojë konflikt dhe destabilizim.
Më tej, Berisha ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtyre “akteve kriminale të përsëritura ndaj policisë së Kosovës”.
“Sulmet kriminale të bandave të Beogradit urdhërohen nga serbomadhi Vuçiç!
Të dashur miq, pas argresionit barbar rus ndaj Ukrainës, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndërmarrë me to në mënyrë të përsëritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave të policisë së Kosovës ne veriun e vendit.
Më këto sulme të Vuçiç kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizim dhe të vazhdojë kështu projektin e tij të Serbomadhisë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte të përsëritura kriminale ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoj ndërprerjen e tyre të menjehërshme”, shkruan Berisha.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




