“Berisha duhet të ishte larguar nga politika”, Topi: Nuk i kanë numrat të rrëzojnë Ramën! E katandisi opozitën në…

Ish presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka deklaruar se kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha duhet të ishte larguar tashmë nga politika.
Ai u shpreh se opozita e ka të qartë se nuk i ka numrat e nevojshme për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama, ndaj detyrohen të bëjnë marrëveshje, siç sipas ish-presidentit ishte edhe marrëveshja për mbylljen e listave.
“Ata që kanë bllokuar demokracinë duhet të ishte larguar nga politika, do t’i bënte nder vetes dhe opozitës. Nëse nuk je koshient kure e ke katandisur opozitën të bie poshtë inspirimi për mosbindje.
Historia e pushtetit është vetëm mirazh. Numrat në pushtet nuk janë për të rrëzuar Edi Ramën.
E dinë shumë mirë ata, ndryshe nuk do të bënin marrëveshje për mbylljen e listave”, tha Topi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
