Berisha i bashkohet sulmeve të Ramës kundër Bashës, presion kandidatëve të Euroatlantikëve në Shkodër!

18 Mars 2025, 21:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha i bashkohet sulmeve të Ramës kundër Bashës, presion

Sali Berisha në prezantim e parë të kandidatëve në Shkodër, u është bashkuar sulmeve të fundit të Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës dhe Aleancës Euroatlantike. Ai u ka bërë thirrje të gjithë shkodranëve që të mos e çojnë asnjë votë për njerëzit e Lulzim Bashës, por ka "harruar" të shpjegojë se përse në zgjedhjet e fundit lokale e dorëzoi bashkinë në duart e Edi Ramës. Shqetësimi i Berishës për Listën e Hapur të "Aleancës Euroatlantike", u bë edhe më i qartë kur nisi presionet emër për emër, ndaj kandidatëve të formacionit që drejtohet nga Basha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishês në Shkodër:

Ne kemi një projekt transformues, ndaj dhe ftoj qytetarët e Shkodrës në këtë betejë të votojnë PD-në dhe koalicionin për Shqipërinë Madhështore.

Tomë, ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave, në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka punë me Zotin, je ti dhe Vilma Nushi.

Ju jeni të dy në origjinën e të gjitha dhimbjeve, e të gjithë sëmundjeve që nuk mjekohen nga ilaçet e skaduara që shiten në treg.

Dhe aq më keq, të them mos shtro iftar me paratë e vjedhura. Askërkund!

3500 tendera fiton në vit ai. E kuptoni ju vetë. Bashkë me Vilma Nushin i fshinë ilaçet, nuk ka më në Shqipëri vetëm ilaçet e tyre, ilaçet e tyre janë si ato.

Ndaj dhe hiq dorë nga kjo fushatë. Njeriu që shkon e blen partinë e tjetrit.

Tani dy fjalë për ata ish-pro amerikanët e mi. Ramiz, Fatmir, etj, hiqni tani, e morët vesh se ku shkoi Donaldi, po po shkon edhe Kimi, mos vazhdoni gënjeshtrën e Lulzim Bashës se nuk ka gjë më turp që t’u gënjejë Lul Basha nga mëngjesi gjer në darkë.

Se po të uleni dhe të mendoni gënjeshtrat, ju nuk jeni të zotë t’i numëroni.

Kthehuni, mos vazhdoni betejën për Edi Ramën.

Çdo votë për ta, është votë për Edi Ramën.

Çdo votë për këto partitë kundër opozitës është votë për Edi Ramën.

Ndaj dhe shkodrane e shkodranë, njerëz të mençur, bura dhe gra asnjë votë për ta, votoni Aleancën për Shqipërinë Madhështore, votoni për PD-në.

PD ka një rikthim madhështor.

PD u dëshmua forca e idealeve tuaja, forca e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Rrofshi, rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria./Alfapress.al

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128