
Berisha i rrethuar me 50 truproja nga selia deri në shesh?! Gardh ‘ushtarak’ sigurie, nga kush trembet ish-kryeministri?!

Kreu i Partisë Demokrate, Sali Berisha e ka cilësuar si protestën më të madhe opozitare, por në fakt grupi më i madh që u vu re në shesh ishte ai i truprojave që rrethuan vetë Berishën.
Teksa doli nga PD-ja i rrethuar fillimisht nga nënkryetarët dhe drejtues të tjerë, në mungesë të kreut të grupit, Gazment Bardhit, Berisha iu drejtua bulevardit.
Por gjithmonë pranë tij ndodheshin të paktën 50 truproja që i krijuan një gardh në formë drejtkëndëshi derisa mbërriti tek Kryeministria, pranë podiumit ku mbahen fjalimet.
Nuk dihet se nga kush trembej ish-kryeministri nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për aferën e dosjes “Partizani”, por masat e sigurisë nga strukturat e partisë ishin maksimale.
Një gardh sigurie që ishte i vështirë të çahej, sikur një formacion ushtarak në luftrat mesjetare ku krijohej kordoni i ‘mburojës së mbretit’.
-
-
Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
8 Shkurt, 18:14

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128