Berisha: Jemi në fushatë elektorale, qytetarët presin nga ju programet për ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesit e departamenteve në PD u ka kërkuar që të mblidhen dhe të diskutojnë për programet elektorale të kandidatëve në zgjedhjet lokale.
Berisha ka kërkuar që të gjithë të zgjedhurit vendor duhet tu ofrojnë qytetarëve zgjidhjet më të mira për problematikat që kanë në komunitetet e tyre.
Fjala e Berishës:
"Jemi në fushatë elektorale, është e domosdoshme që ju të mblidheni si departamente dhe të diskutoni për programet elektorale të kandidatëve tanë. Ka një program të përgjithshëm të partisë dhe qeverisë së ardhshme, por qytetarët duan programin e tyre. Të zgjedhurit vendorë duhet të ju ofrojnë qytetarëve përgjigjet më të mira për problematikat e tyre, për kujdesin shëndetësor në qytet, transportin, shkollat, shërbimet, pastrimin.
Të gjitha këto problematika të cilat kryebashkiakët duhet të angazhohen me të gjithë potencialin e tyre për ti zgjidhur.
Tregjet, çdo gjë që përfshin një bashki. Ne presim dhe e kemi shumë të nevojshme kontributin tuaj, idetë tuaja, projektin, platformën tuaj. Por kjo është një emergjencë sepse fushata ka filluar dhe do të ju lutesha që sipas fushave të mblidheni dhe të hartoni një program ku sipas qyteteve, sipas fushave, të ju vijmë në ndihmë kandidatëve tanë."
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

