
“Berisha ka bërë lista me njerëzit e familjes”/ Gjikondi komenton listat e kandidatëve për deputetë në PD

Juristja Brizida Gjikondi ka folur për listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Gjikondi ka thënë se këto lista janë bërë nga Berisha me njerëzit e besuar të familjes së tij.
Juristja ështrë shprehur më tej se procesi i Primareve është një falsitet dhe Berisha ka vetëm interesa personale në parti. PD u shpreh Gjikondi është në funksion të Sali Berishës.
“Besoj se Sula i Elbasanit është penalizuar për mbrojtjen hapur ndaj SPAK. Zoti Sula duhet ta kishte pritur këtë pabesi nga Berisha sepse Berisha mbahet për pabesi jo vetëm ndaj Sulës, kemi pasur dhe një reagim nga Tabaku.
Të dy janë pozicionuar haptaz kundër Berishës kur ai doli Non Grata. Janë orë të së vërtetës për të parë se kush është Berisha i vërtetë dhe ato pseudoprimare që bëri ishte për të gënjyer njerëzit.
Primaret ishin një fallsitet. Berisha dhe familja e tij marrin vendimet. Brenda deputetëve që kanë qenë kundër Berishës dhe janë kthyer tani pro Berishës, pak prej tyre janë në listë të mbyllur.
Hilja më e madhe e asaj që ka bërë Berisha është se deri në orën e sotme i ka mbajtur me shpresa që të kishte sa më pak pasoja në hartimin e listave. Dhurata Cupi që ka qenë krah tij nuk e ka përfshirë, Berisha ka bërë lista me njerëzit e bindur të familjes së tij. Ka kriter vetëm bindjen e verbër të njerëzve ndaj tij.
Nuk pres asnjë surprizë nga Berisha sepse ka vetëm interesat e tij dhe të familjes, do një imunitet dhe strehë parlamentare ku të bëhet faktor, ai nuk fiton zgjedhjet. PD është copëtuar dhe duhet të quhet partia e Berishës që është në funksion të Berishës, kemi partinë e Bashës, të Dash Shehit dhe Alibeajt, të Agron Shehajt dhe kemi shumë të copëtuar që ul fuqinë e votës nga e djathta.
Një parti që nuk ka moral ose një grumbullim personash në rreshtore pas Berishës nuk mund të presësh respektin e SPAK. Berisha e ka me SPAK dhe reformën e drejtësisë sepse është mësuar që drejtësia të jetë në hyqmin e tij. Në momentin ku drejtësia nuk është në hyqmin e tij dhe të politikës, nuk do cuditesha të krijonte aleanca për të sulmuar SPAK.
Shumë persona që janë në hetim, politika do t’i fusë në listat e parlamentit ku ke Mediun, Metën, Beriushën, por dhe nga e majta flitet që do të ketë personazhe që janë të inkrimimuanur dhe kundërshtari është drejtësia", u shpreh Gjikondi.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128