Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi iu dhurua porti i Durrësit, një bos në hije...

2 Qershor 2025, 11:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se drejtësia në Shqipëri është kapur nga një rrjet zyrtarësh të lidhur me krimin dhe korrupsionin, të cilët mbrojnë individë të përfshirë në afera të rënda.

Ai tha se Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi iu dhurua porti i Durrësit, duke shtuar se ata kanë edhe një bos në hije.

Kjo nuk qëndron. Ata kanë marrë dënime dhe penalizime qoftë në Shqipëri, qoftë në Itali. Por, klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite. Pse? Sepse nga viti 2020, klanit Troplini iu dhurua porti i Durrësit.

Që në këtë moment u bë i vetmi klan me port në dispozicion dhe këtë e di çdo njeri dhe këtë e kemi denoncuar me dhjetëra herë. Kaq i fortë u bë ky kartel sa ndodhi për rastësi një moment që u kap një kamion plot me drogë në Durrës.

Kamioni në vend se të bllokohej, shkoi në rezidencën e Troplinëve, u shkarkua droga dhe u rikthye në Durrës. Kjo është me dokumente.

Ky nuk është i vetmi kartel. Kartel është ‘Hakmarrja për drejtësi’ me Xibrakën. Ata që bënë Xibrakën, ata trgegojnë se janë kartel. Kartel është Suel Çela pasi kontrollon autostradën e drogës për në Europë. Kartel janë Bajrët sepse janë me lidhjet nga më të shumtat. Por këto janë kartelet kryesore.

Por po të vësh re ti, kur mbahet 22 ditë urdhërarresti vetëm për ët mos u goditur, për të përmbushur misionin për të sjellë në parlament Arkend Ballën, Drazhin dhe të tjerë, besoj nuk duhet të bëhet fjalë për goditje, por bëhet fjalë për mosgoditje.

Ata ushtarët e tyre që janë kapur, ata Troplinët, Xhevdeti, Elvisi, ka edhe ndonjë tjetër që është në hije, por do dalë edhe ai se kush është, ata pa diskutim që u njoftuan dhe u larguan.

Nuk mund të them se u njoftuan nga gjykata, për arsye se gjykata i dorëzoi këtu me datën 30 prill. Ata kanë qenë gjer me datën 11 maj që të gjithë në terror elektoral në Durrës.

Askush nuk mund të mohojë këtë akt të shëmtuar të Altin Dumanit, këtë bashkëpunim të ngushtë me kartelin Troplini...

...Ky klan është vetë pushteti i mafies. Nuk e godisnin dot këta. Nuk e goditën, kapën disa ushtarë, por as Xhevdeti dhe as Elvisi nuk u goditën.

Ju e dini kush janë kryesorët aty. Edhe sot i kanë, Trodo kafetë, lojërat e fatit në Durrës janë të tyret, por ky nuk guxon se duket e kanë paguar mirë, të vendosë sekuestro.

Ky nuk vendos sekuestro mbi hotelin Rock of Kavaja me 11 kate mbi tokë dhe 3 nën tokë....

...Për emrin e bosit në hije ne po hetojmë, sepse këta janë perandori pasurish, pronash. Dhe ne po bëjmë një hetim me ato mundësi të pakta që kemi.

Por kjo ka shumë mundësi. Megjithëse mjaftojnë lejet e ndërtimit që kanë marrë, qoftë Troplini, qoftë Altin Hajri, i cili këto 2-3 vitet e fundit është rreshtuar me Troplinët, sepse Troplinët janë më të fuqishëm de facto. Edhe në vendet më të fuqishme, ata janë.

Sigurisht as nuk mund të ketë masë për Xhevdet Troplinin se mbrohet nga narkoshteti. Nuk mund të ketë pikërisht se mbrohet nga narkoshteti. Por, njeri në Shqipëri, në Durrës, në Tiranë, që nuk e di se Xhevdeti është kreu i kartelit, kjo nuk ka dyshim. Kjo është sikur të thuash për El Çapon nuk ka urdhër arresti. Edhe më keq!

 

Po ndodh...

ide