Berisha në “arrest shtëpie”/ Disa deputetët i shkojnë poshtë banesës, Boçi e Bylykbashi: Mosbindja civile do të vazhdojë më fort

31 Dhjetor 2023, 12:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha në “arrest shtëpie”/ Disa deputetët i

Anëtarë të grupit parlamentar të Rithemelimit janë mbledhur paraditen e kësaj të diele poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

Nënkryetarët Luçiano Boçi e Oerd Bylylykbashi mbajtën një deklaratë për mediat ku theksuan se mosbindja civile do të jetë edhe më e fortë në vitin që vjen.

“Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht opozita, por çdo qytetar, të cilëve u janë cenuar të gjitha vlerat që ka Shqipëria”, u shpreh ndër të tjera Boçi.

Ndaj tij dje GJKKO dha masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore nën akuzën e korrupsionit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ndërkaq edhe anëtarët e Departamentit “Brain Gain” u mblodhën në mbrëmjen e së shtunës poshtë banesës së ish-kryeministrit dhe më pas ata janë ngujuar në sallën “Pjetër Arbnori” në seli, si shenjë e kundërshtimit të asaj që po ndodh me ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit përmes avokatëve të tij sqaroi se do të apelonte vendimin.

 

Po ndodh...