Berisha nga ballkoni: Të martën prapë te bashkia, të kapim Veliaj dhe ta varim...

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të martën të mblidhen në protestë tek bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë.
Pjesë nga fjala e Sali Berisha:
E marta na pret.
E marta është beteja jonë.
E marta do jetë fitorja jonë.
Koha sot fton çdo shqiptar në betejë me këtë pushtues.
Në betejë me këta vjedhës që nuk i ka pasur historia.
Në betejë me këta kriminelë të zhgërryer në krime, vjedhje, vrasje, pengmarrje, etj.
Rruga jonë është rruga e fitores.
Është rruga e rivendosjes së ligjit në Shqipëri.
Është rruga e betejës me zero tolerancë ndaj krimit.
E betejës me zero tolerancë ndaj vjedhjes së qytetarëve.
Me forcën e ligjit ne do rikthejmë në Shqipëri rendin.
Do luftojmë korrupsionin.
Do mbrojmë të drejtat e qytetarëve.
Do dy-trefishojmë rrogat e tyre.
Do përgjysmojmë taksat.
Do heqim taksën e vendosur mbi profesionet e lira.
Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin.
Të gjitha paratë do ua marrim hajdutëve.
Të gjitha paratë do i sigurojmë me gërshërët e ligjit dorën e secilit prej tyre që kërkon të prekë paratë e qytetarëve shqiptarë.
Edhe njëherë, urime të përzemërta.
Të martën, në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë së bashku me hajdutët e tij të tjerë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



