Berisha: PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e narkoshtetit. KE nuk mund të mbështesë një Kod të tillë

Sali Berisha e cilësoi kodin penal të ri si "Kodin e narkoshtetit" dhe theksoi se Partia Demokratike do ta denoncojë në institucionet e Bashkimit Europian.
Ai shprehu besimin se asnjë institucion demokratik, përfshirë Komisionin Europian, nuk mund ta mbështesë një kod të tillë, i cili, sipas tij, mbron zyrtarët e korruptuar, ndëshkon qytetarët dhe shkel lirinë e fjalës, opozitën dhe të drejtat e protestës.
"Unë kam besim se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë këtë Kod dhe ju siguroj se opozita, e tëra, do të hedhë dritë Kodin e narkoshtetit në të gjitha institucionet kryesore ndërkombëtare.
Nuk besoj kurrë se Komisioni Europian, mund të përligjë, nuk mund të mbështesë një Kod të tillë, i cili thashë dhe njëherë, mbron zyrtarët, ndëshkon qytetarët, është një satër për fjalën e lirë, për opozitën, për protestën dhe për të gjitha."
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
