Berisha: Policia e zhytur në drogë, jetojmë në sistem diktatorial

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një foltore me demokratët e njësisë numër 9 në Tiranë, ku kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke e cilësuar vendin si të zhytur në drogë dhe jetën politike si një sistem diktatorial.
Berisha u shpreh se Shqipëria po përballet me lindshmërinë më të ulët në Evropë dhe dominimin e vdekshmërisë, ndërsa emigrimi i rinisë ka reduktuar popullsinë me rreth gjysmë milioni brenda disa dekadash.
Ai akuzoi gjithashtu policinë dhe institucionet ligjore se janë të zhytura në drogë.
Berisha: Do përulem me mirënjohjen e pakufijshme ndaj të gjithë jush,. Për kontributin kundër këtij regjimi. Regjim që në fakt, ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij. Ka sjellur këtë komb në mënyrë para alternativës të jesh apo të mos jesh. Nga një komb ndër më të rinjtë që ishin në Europë dhe botë pak dekada më parë, sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të largimit të rinjve. Jemi kombi që nga 2018 deri sot, vdekjet dominojnë shumë mbi lindjet. Në këtë rrokullisje kombi shqiptar brenda disa dekada, ka reduktimin e gjysëm milioni.
Jetojmë në një sistem diktatorial. I cili e ka pranuar pluralizmin, por e shtyp pa princip, e shtyp dhe i ngushton hapësirën për të qëndruar në pushtet. Vazhdon të bazohet në dy shtylla kryesore, në drogën. U them këtu se kombi në ekzistencnën e tij nuk ka patur faktor më shfarosës se droga.
Policia u zhyt e tëra në drogë, ligji u zhyt i tëri në drogë. Shqipëria humbi ligjin. Është shtrirë përdhe euro. Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës, mijëra vendet e punës se prodhimi industrial ra. Me qindra mijëra pensionistë marrin 30% më pak nga remitancat për shkak të zhvlerësimit të euros.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
