Berisha shpalos platformën kundër shpopullimit: Pagesa nga 1 mijë deri në 5 mijë euro për fëmijë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike me synim frenimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë në vend.
Gjatë prezantimit të platformës, Berisha e cilësoi situatën aktuale demografike si një “katastrofë ekzistenciale”, duke theksuar se ndërhyrja duhet të nisë menjëherë.
Sipas propozimit të PD-së, për çdo fëmijë të lindur do të akordohen pagesa të njëhershme, të përcaktuara sipas rendit të lindjes.
“Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit. Fëmija e dytë 2 mijë euro. Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus. Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus. Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç”, tha Sali Berisha.
Deklarata e Berishës
Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe ekzistenciale demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët.
Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit.
Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus.
Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus.
Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç.
60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare.
Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro.
Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.
Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.
Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit.
Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
