Berisha, thirrje policisë: Lirojeni dhunuesin tim

6 Dhjetor 2022, 14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha, thirrje policisë: Lirojeni dhunuesin tim

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha i ka bërë thirrje policisë të lirojë 31 vjeçarin që e dhunoi gjatë protestës.

Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se autori i vërtetë ndaj sulmit është Edi Rama, teksa e quajti agresorin fatkeq.

Ngjarja ndodhi teksa Metaj dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës në protestën e organizuar, teksa se një person i identifikuar si Gerti Shehu ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes.

Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë personin duke e gjakosur.  Atyre i janë bashkuar edhe mbështetësit që nuk kanë kursyer dhunën ndaj tij  ndërkohë që Shehu ndodhet nën prangat e policisë.

 

Po ndodh...