“Berishës nuk i falen Piramidat, Gërdeci apo 21 janari”, ish-deputeti Sula: Pa ikur Berisha, Rama ‘të flejë gjumë rehat’!

Ish deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula tha për ‘Real Story’ se Sali Berisha nuk ka ikur asnjëherë nga PD. Sula tha se Berishës nuk i falet Piramida në ’97, Gërdeci dhe 21 janari.
Në analizën e tij për kampin demokrat, Sula tha se pa ikur Berisha, Rama ‘të flejë gjumë’.
Më tej, Sula komentoi periudhën e PD nën drejtimin e Bashës ku theksoi se ishte ndër të parët që kuptoi se Basha ishte i shitur.
“Sali Berisha nuk ka ikur nga PD në 2013. Basha ka qenë thjesht një CEO dhe pronari ka qenë Berisha. Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD, ka 35 vjet që dominon të djathtën. Partia Socialiste, bija e Partisë së Punës, nuk ka gjynahe si partia e Punës, por ka një gjë që nuk e kanë demokratët. PS ka shumë herë më shumë korrupsion se PD, por PD nuk e falin Piramidat në 97, Gërdecin, 21 janarin dhe ligjin 7501.
Unë kuptova që Basha është i shitur. Basha, kur u shkëput nga Berisha tha se kam marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, ne e besuam. Basha fjeti gjumë kur ne i thoshim dil në terren. Politika në fund të ditës matet me veprime dhe rezultat. 6 marsi provoi që Basha si kryetar kishte humbur anëtarësin dhe partinë. Partia nuk është te godina.
Qëkur u thyen premtimet e foltores, nisën vjedhjet. Pa ikur Berisha, Rama të flejë gjumë!”, tha Sula.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
