Biberaj: Berisha duhet të largohet, protesta tregoi se ka humbur besimin e qytetarëve

20 Dhjetor 2023, 15:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Biberaj: Berisha duhet të largohet, protesta tregoi se ka humbur besimin e

Ish- deputeti Aleksandër Biberaj në MCN Live ka komentuar situatën ku ndodhet aktualisht Sali Berisha dhe rithemelimi. 

Më tej ai shtoi se problemi që ka Berisha me drejtësinë është problem tjetër dhe sipas tij ato nuk duhet që të bashkohen sepse ky bashkim e bën kauzën e Berishes të pabesueshme.

Ideja është se duhet ti ndash, por nëse kthehemi në zgjedhjet lokale Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte larguar sepse nuk kemi kohë, duhet të ishte larguar pa filluar këto problem të gjyqësorit nëse dëshiron të shohë një PD të bashkuar dhe që vjen në pushtet. E ka humbur besimin se protesta ishte  vakët, e ka humbur besimin sepse s’ka më shpresë dhe besim.

I pyetur si e sheh pozicionin e Gazmend Bardhit, Bibneraj tha se ai nuk mund të jetë e ardhmja e PD pasi nuk ka dhënë asgjë politikisht.

Si mund të jetë Gazmend Bardhi e ardhmja e PD, është tragjedi komedi të përfundosh në duart e tij. Basha dhe Bardhi janë i njëjti sistem. Ka intelektualë pa fund PD, por jo detyrimisht duhet të jetë i konsumuar. Bardhi nuk ka dhënë ndonjë gjë politikisht. 

 

Po ndodh...