Blendi Klosi zëvendëson Arben Ahmetajn, emërohet drejtues politik i PS-së në Vlorë

Ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është prezantuar këtë të martë si drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, pas largimit të Arben Ahmetajt nga ky post.
Edhe pse ishte lajmëruar se në prezantim do të ishte dhe Ahmetaj, ky i fundit ka munguar.
Lidhur me mungesën e Arben Ahmetajt në Vlorë, deputeti Damian Gjiknuri tha se për këtë është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama.
“Janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore, ku secili lojtar pozicionohet në vendin e tij në mënyrë që skuadra të japë maksimumin e vet. Ahmetaj është lajmëruar, por mesa di, ka qenë i angazhuar me punë të tjera”, u shpreh Gjiknuri.
Në mbledhje, mungoi kryebashkiaku Dritan Leli, teksa Klosi shtoi se Partia Socialiste ka detyrë që të jetë bashkë me qytetarët.
Klosi ka qenë edhe më parë drejtues politik në Vlorë, në vitet 2007-2009.
-
Kush janë kryebashkiakët që do rikonfirmojë Rama?
4 Tetor, 16:12 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




