Blerina Gjylameti sfidon Ramën, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave
Blerina Gjylameti arriti të fitonte mandatin në Tiranë me votat brenda vendit, por rezultati u përmbys me votat e diasporës, duke i kaluar Olta Xhaçka në një avantazh prej 140 votash, duke i marrë kështu dhe vendin në Kuvend.
Por, Gjylameti pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë dhe për këtë ditën e djeshme bëri kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve bëri kërkesë për për t’i vënë në dispozion pamjet filmike të numërimit të votave.
Nisur nga kjo situatë, Edi Rama u dërgoi një mesazh ku iu ndaloi që të ankoheshin dhe iu kërkoi që të tërhiqnin kërkesat nga KQZ.
Gjithsesi, gazetari Ervin Koçi tregoi në Euronews Albania se Blerina Gjylameti, ndryshe nga 3 socialistët e tjerë Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Frrok Gjini, i ka marrë pamjet e kërkuara nga KQZ me numërimin e votave.
“Marrja e pamjeve nuk do të thotë që do të bësh ankim, mund t’i shohësh dhe t’i ruash.
Qefalia është tërhequr, Gjonaj është tërhequr, edhe Frrok Gjini është tërhequr sot pasdite. Marrja e pamjes nuk përbën ankim.
Mundësia që të jetë bërë ndonjë manovrim kaq i madh te grupet e numërimit më duket shumë larg”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
